KODEKSI

PSE KODEKSI?

Kodeksi është punuar për të shërbyer si një udhëzues për sjelljen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në një farë mënyre në proceset zgjedhore (dhe referendume) dhe që mund të ushtrojnë ndikim mbi publikun si pjesë e një fushate gjatë zgjedhjeve ose referendumeve.

Qëllimi është i shumëfishtë:

  • – të sigurohet integriteti i informacionit gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve;
  • – të sigurohet transparencë e reklamimit politik dhe financimi i saj;
  • – të garantohet privatësia dhe siguria e të dhënave personale e qytetarëve në internet gjatë cikleve zgjedhore dhe referendumeve;
  • – të parandalohet përhapja e dezinformatave (informacione të pasakta, jo të plota, të rreme ose keqdashëse), gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit mbi çdo bazë;
  • – të forcojë besimin e qytetarëve duke ofruar një mjedis dhe kushte të favorshme për respektimin e të drejtave të garantuara ligjërisht dhe lirinë e shprehjes dhe informimit
  •  

KUSH E PUNOI KODEKSIN?

Kodeksi është punuar me iniciativë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve, Institutin Maqedonas për Media, Këshillin për Etikë në Media të Maqedonisë, Institutin për Studime të Komunikimit dhe Fondacionin “Metamorfozis” dhe Agjencia për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik.

Gjatë procesit mori pjesëe edhe OSBE/ODIHR me ekspertizën e sajë.

KUJT I DEDIKOHET KODEKSI?

Përfshirja e Kodeksit është e më shumë subjektve:

  • – partitë politike, kandidatët e tyre dhe kandidatët e pavarur dhe sjellja e tyre në hapësirën online (përfshirë rrjetet sociale), gjatë cikleve zgjedhore dhe referendumeve;
  • – edicionet në internet (ose më saktë ueb faqet) të radiove dhe televizioneve;
  • – mediat online (të njohura si internet portale);
  • – verifikuesit e fakteve;
  • – influencuesit dhe subjektet e tjera që mund të ushtrojnë ndikim mbi publikun në funksion të fushatës gjatë periudhës së zgjedhjeve ose referendumeve.

Principet dhe standardet e përshkruara në Kodeks janë të natyres etike, për këtë arsye respektimi i tij është në baza vullnetare, me nënshkrimin e Fletëparaqitjes dhe ai nuk është zëvendësues i rregullave ligjore ekzistuese apo të ardhshme dhe rregulloret, por do të shërbejë si një mjet që thërret në përgjegjësi individuale subjektet të cilave u referohet.

Për këto arsye po krijohet Trup Koordinues që do të mbikëqyrë respektimin e Kodeksit dhe qytetarët dhe të gjithë të interesuarit do të mund të paraqesin parashtresa, të cilave do t’u përgjigjet në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Kodeksi i sjelljes në në hapësirat online gjatë periudhës së proceseve zgjdhore dhe reverendumeve është qasur në këtë link.