KODEKSI I SJELLJES NË HAPËSIRAT ONLINE GJATË PROCESEVE ZGJEDHORE DHE REFERENDUMEVE

 Kodeksi është punuar me iniciativë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Adiovizuele në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, Institutin Maqedonas për Media, Këshillin për Etikë në Media të Maqedonisë, Institutin për Studime të Komunikimit dhe Fondacionin “Metamorfozis”.

 Shtator, 2023

Duke konfirmuar vendosmërinë e demokracive moderne për të mbrojtur dhe respektuar të drejtën themelore për lirinë e shprehjes dhe informimit, të garantuar nga neni 10 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore;

Duke kujtuar rëndësinë e egzistimit të një shumëllojshmërie të gjerë mediash të pavarura dhe sovrane në shoqëritë demokratike, të cilat mund të pasqyrojnë shumëllojshmërinë e ideve dhe opinioneve, dhe faktin se teknikat dhe shërbimet e reja të informacionit dhe komunikimit duhet të përdoren në mënyrë efektive për të zgjeruar fushën e lirisë së shprehjes ;

Duke dënuar të gjitha format e shprehjes që nxisin racizmin, ksenofobinë, antisemitizmin dhe një klimë të intolerancës, urrejtjes, dhunës dhe diskriminimit, si dhe çdo veprim apo fjalim që mund të rrisë frikën dhe tensionet ndërmjet grupeve të ndryshme racore, etnike, kombëtare, fetare ose origjinën sociale, sepse minojnë demokracinë, kohezionin kulturor dhe pluralizmin;

Duke vënë në dukje se forma të tilla të shprehjes mund të kenë një ndikim më të madh dhe më të dëmshëm kur transmetohen përmes mediave duke pasur parasysh rolin e tyre në shoqëritë moderne, veçanërisht gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve;

Duke marrë parasysh zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe shfaqjen e mediave të reja, përdorimin dhe ndikimin në rritje të rrjeteve sociale në ciklet zgjedhore, si dhe implikimet për demokracinë e qarkullimit të informacionit jo të plotë, të pasaktë ose keqdashës, veçanërisht në hapësirën online ndaj semokracisë;

Duke marrë parasysh incidentet e mbledhjes së të dhënave personale dhe cenimin e privatësisë së qytetarëve, si dhe rrezikun e abuzimit të tyre për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, spekulimeve dhe dezinformatave;

Të shqetësuar se mostransparenca ose transparenca e pamjaftueshme e çdo aspekti të procesit zgjedhor mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve;

Në përputhje me kuadrin ligjor dhe politik për median dhe zgjedhjet, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Kodin Zgjedhor, Ligjin për Media, Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Ligjin për Qasjen e Lirë në Informacionin Publik, Kodeksin e Etikës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Udhëzimet për raportim etik të mediave online

Në vijim u miratua

 

KODEKSI I SJELLJES NË HAPËSIRAT ONLINE GJATË PERIUDHËS SË PROCESEVE ZGHEDHORE DHE REFERENDUMEVE

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Përfshirja e Kodeksit

Neni 1

Ky Kodeks përfshinë sjelljen e partive politike, kandidatëve të tyre dhe kandidatëve të pavarur në hapësirën online (përfshirë rrjetet sociale), gjatë cikleve zgjedhore dhe referendumeve. Kodeksi përfshin gjithashtu edicionet e transmetuesve në internet, mediat online, verifikuesve të fakteve, influencuesve dhe subjekteve të tjera që mund të ushtrojnë ndikim në publik si pjesë e një fushate gjatë zgjedhjeve ose referendumeve.

Kodeksi do të shërbejë si një udhëzues për sjellje të mirë për të garantuar integritetin e informacionit gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve dhe transparencën e reklamimit politik dhe financimin e tij, privatësinë dhe sigurinë e përpunimit të të dhënave personale të qytetarëve, si dhe për të parandaluar përhapjen e dezinformatave (informacione të pasakta, jo të plota, të rreme ose keqdashëse), gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit mbi çdo bazë.

Respektimi i këtijë Kodeksi është mbi bazë vullnetare dhe nuk zëvendëson rregullat dhe rregulloret ligjore ekzistuese apo të ardhshme, por është një mjet që thërret në përgjegjësi individuale subjektet të cilave u referohet.

Qëllimi i Kodeksit

Neni 2

Qëllimi i Kodeksit është të rrisë transparencën e zgjedhjeve si dhe të forcojë besimin e qytetarëve duke ofruar një mjedis dhe kushte të favorshme për respektimin e të drejtave të garantuara me ligj, lirinë e shprehjes dhe informimit, si dhe privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve në hapësirën online.

 

Definicionet

 Neni 3

 

Për qëllime të këtij Kodeksi, disa terma përcaktohen si më poshtë:

“Proces zgjedhor” është koha nga data e miratimit të aktit për shpalljen e zgjedhjeve deri në datën e publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura. 

“Fushata zgjedhore” është prezantim publik i kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programeve të tyre në periudhën parazgjedhore për një lloj të caktuar zgjedhjesh; 

Heshtja zgjedhore” fillon dhe zgjat për një periudhë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve. 

“Pjesëmarrës në një fushatë zgjedhore” është personi i autorizuar nga një parti politike, koalicion ose grup zgjedhësish që organizojnë fushatën zgjedhore;

“Qasje e drejtpërdrejtë te votuesit” janë format e përfaqësimit politik falas dhe reklamave politike me pagesë, përmes të cilave pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore promovojnë lirisht programet, qëndrimet dhe kandidatët e tyre;

“Reklamim politik me pagesë” është një qasje e drejtpërdrejtë e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore deri te zgjedhësit, përmes së cilës promovohen programet zgjedhore, qëndrimet dhe kandidatët. Llojet e reklamave politike me pagesë janë: shpalljet, njoftimet, videoklipet politike gjatë zgjedhjeve, videoklipet që funksionojnë si himne të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, transmetimet ose regjistrimet e mitingjeve, takimeve dhe ngjarjeve të tjera të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore; 

“Mediat sociale” janë platforma të bazuara në internet që mundësojnë ndërveprim ndërmjet përdoruesve dhe brenda të cilave ata mund të krijojnë, ndajnë dhe shkëmbejnë informacion përmes komuniteteve dhe rrjeteve virtuale. Mediat sociale mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në Facebook, Twitter, YouTube, Instagram, TikTok, blogje, forume dhe të ngjashme.

“Përmbajtje e pa sponsorizuar në mediat sociale” është përmbajtje që krijohet nga përdoruesit në kohë reale dhe publikimi i së cilës, pra promovimi, nuk paguhet. Një përmbajtje e tillë nënkupton postime, foto, video, meme, “përalla” dhe të ngjashme, të cilat përdoruesit që përdorin mjete falas të mediave sociale i përdorin për të ndërvepruar me përdoruesit e tjerë të mediave sociale.

Media onlineështë media e bazuar në internet me origjinë nga një burim i vetëm ose ueb faqe  statike ku përmbajtja mund të lexohet/ndiqet ose shkarkohet nëpërmjet shfletuesve të internetit dhe shërben për të ofruar përmbajtje në formë editoriale që arrin një audiencë të madhe dhe qëllimi i të cilave është të informojë, argëtojnë ose edukojnë.

“Dezinformimi” është informacioni i gabuar dhe i krijuar qëllimisht për të dëmtuar një person, grup, organizatë ose shtet.

“Informacione me qëllim të keq” janë informacione të vërteta, por keqdashëse që ndahen për të shkaktuar dëm, shpesh duke përcjellë informacione që duhet të mbeten private.

“Lajmet e rreme” janë përmbajtje të pasakta, ndonjëherë sensacionale, të krijuara për të tërhequr vëmendjen, për të sjellë në huti, për të mashtruar dhe/ose për të dëmtuar. Ato nuk duhet të jenë plotësisht false për të qenë manipuluese, ato mund të jenë të sakta, por jo të plota, të mungojnë detajet kryesore ose të paraqiten në kontekstin e gabuar dhe kështu të manipulojnë konsumatorin.

Troll-farm” është një grup përdoruesish që kryejnë aktivitete propagandistike dezinformuese në internet. Aktivitetet shpesh maskohen si spontane ose punë të një agjencie të marrëdhënieve me publikun ose një grupi tjetër. Troll-farm kryesisht i arrijnë qëllimet e tyre përmes dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Verifikuesit e fakteve” janë organizata që kontrollojnë saktësinë faktike të përmbajtjeve, raporteve dhe deklaratave të diskutueshme bazuar në kritere të paracaktuara. Verifikimi i fakteve mund të kryhet brenda vetë redaksive përpara se të publikohet informacioni, ose publikisht nga media të specializuara, organizata ose departamente të verifikimit të fakteve pasi teksti ose përmbajtja të jetë publikuar ose shpërndarë ndryshe.

 

                                                                      PARIMET DHE STANDARDET

Parimet dhe standardet për mediat

 Neni 4

Të gjitha mediat, si ato tradicionale ashtu edhe ato online, duhet t’u përmbahen standardeve dhe rregullave gazetareske të përcaktuara në Kodeksin e gazetarëve të Maqedonisë dhe në Udhëzimet për raportim etik të mediave online të përgatitur nga Këshilli për Etikën në Media, duke respektuar parimet e dinjiteti njerëzor dhe mosdiskriminimi.

Kjo veçanërisht vlenë gjatë informimit të tyre në periudhën e proceseve zgjedhore dhe referendumeve, duke pasur parasysh se votuesit duhet të kenë mundësi t’u besojnë atyre dhe të kenë besim në përmbajtjen që transmetojnë ose publikojnë gjatë fushatave zgjedhore.

Mediat online, transmetuesit dhe edicionet e tyre online mbajnë përgjegjësi sociale dhe etike, prandaj duhet:

  • të publikojnë dhe shpërndajnë informacione të vërteta dhe të sakta, besueshmëria e të cilave është kontrolluar, veçanërisht nëse e kanë marrë përmes rrjeteve sociale, blogjeve dhe burimeve të tjera në internet. Nëse vërtetësia e një informacioni të caktuar nuk mund të konfirmohet, ky fakt duhet theksuar siç duhet;
  • të publikojnë korrigjim nëse informacioni i publikuar më parë është i gabuar, sipas Ligjit për Media;
  • i transmetojnë informacionet në mënyrë të qartë dhe të paqartë në mënyrë që audienca të bëjë dallimin e qartë midis lajmit dhe komentit;
  • të publikojnë qëndrime dhe pikëpamje të ndryshme dhe nuk do të mundë qëllimisht të fshehin ose të heshtin fakte të rëndësishme zbardha e të cilave mund të ndikojë në interpretimin e përmbajtjes;
  • e respektojnë të drejtën e qytetarëve për të marrë informacione në kohë, të verifikuara, të sakta dhe objaktive;
  • respektojnë të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit të informimit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
  • raportojnë pa sensacionalizëm, stereotipe, paragjykime, nxitje për dhunë, diskriminim, gjuhë urrejtjeje dhe fjalë nxitëse;
  • e përmendin burimin gjithmonë kur publikojnë onformata, fotografi, video ose përmbajtje të njejta që nuk janë të tyre, dhe të sigurojnë link mbi përmbajtjen origjinale;
  • të refuzojnë çfardo lloj rekllame për propaganda ose qëllime promovuese por derisa  porositësi nuk është shënuar qartë;
  • në rastin e reklamave politike me pagesë, ata do ta shënojnë qartë reklamën si të tillë;
  • i respektojnë rregullat për hestje zghedhore dhe të mos publikojnë përmbajtje me të cilat do ta thejnë.

 

Parimet dhe standardet për partitë politike dhe kandidatët (të pavarur)

Neni 5

 Interneti ju mundëson politikanëve të kenë ndërverpim të drejtpërdrejtë me qytetarët, të arrijnë një audiencë më të larmishme dhe ti inkurajojnë qytetarët /„ndjekësit“ të shpërndajnë përmbajtje për mbështetjen e tyre.

Përhapja e informacioneve të pasakta, të paplotë, të rremë ose keqdashëse e kombinuar me gjuhën e urrejtjes mund të frikësojë votuesit dhe të nxisë konfrontime të dhunshme, të cilat mund të vënë në pikëpyetje besueshmërinë dhe legjitimitetin e rezultateve të zgjedhjeve.

Duke pasur parasysh këtë, partitë politike, kandidatët e tyre dhe kandidatët e pavarur gjatë proceseve zgjedhore, si dhe propozuesit dhe kundërshtarët e çështjeve për referendum gjatë referendumeve:

 

  • do ti shfrytëzojnë mediat sociale në mënyrë që të jet e qartë i kujt është, respektivisht kush është përgjgjës për profilin/faqen;
  • do të sigurojnë që bartësit e funksioneve publike të përdorin profilet/faqet zyrtare në rrjetet sociale ekskluzivisht për promovimin e aktiviteteve të kryera në cilësinë zyrtare dhe jo për promovimin e programeve zgjedhore;
  • do të përmbahen nga abuzimi me fuqinë e rrjeteve sociale dhe nga krijimi, publikimi dhe shpërndarja e qëllimshme e informacionit për të promovuar informacione dhe spine të pasakta, të paplota ose me qëllim të keq;
  • do të përmbahen nga dhe do të dënojnë çdo përdorim të botnet (robotëve) automatik dhe/ose struktura të organizuara joautomatikisht në rrjetet sociale (troll dhe troll-farrm) për shpërndarje të orkestruar keqdashëse të dezinformatave, për manipulim të opinionit publik dhe pikëpamjeve të qytetarëve, për mbledhjen e pikëve politike ose ngacmimi kibernetik, veçanërisht ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias;;
  • do ti respektojë rregullat dhe standardet për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • do të përmbahen nga çdo sjellje joetike në internet me çka do të ndikohej votuesit në mënyrë që ata të mos ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar;
  • do të përpiqen të përdorin argumente dhe fakte në debate dhe diskutime publike, gjuhë shembullore dhe të sjellshme në komunikim me publikun dhe do të respektojë pikëpamjet dhe opinionet e ndryshme;
  • do të përmbahen nga udhëheqja e një fushatë negative kundër kundërshtarëve të tyre;
  • do të përmbahen nga dhe reptësisht do ta dënojnë përdorimin e fjalës ë nxit dhunë, intolerancë fetare ose ndëretnike ose diskriminim mbi çfarëdo baze;
  • do të jenë transparente, respektivisht do të publikojnë informacione për pronësinë dhe/ose çdo lloj lidhjeje (të tyre ose të familjarëve të tyre) me mediat online;
  • do të jenë transparentë për reklamat online duke treguar gjithmonë qartë se janë porositësit e reklamimit politik dhe në rast se porositësit janë palë të treta, ata do të deklarohen se çfarë lidhje kanë me ta;
  • do të jenë transparente, respektivisht do të publikojnë informacione për fondet e shpenzuara për reklamat e paguara plitike në mediat sociale dhe mjete të tjera online;
  • do të përmbahen nga publikimi i përmbajtjeve në profilet/llogaritë e tyre personale në internet që mund të cenojnë heshtjen zgjedhore (siç përcaktohet në Kodin Zgjedhor)

  

Parimet dhe standardet për verifikuesit e fakteve

Neni 6

Verifikuesit e fakteve do t’i përmbahen Kodit Ndërkombëtar të Rrjetit për verifkimin e fakteve dhe Kodit Evropian të Standardeve për Organizatat e Pavarura të Verifikimit të Fakteve, dhe veçanërisht:

 

  • do ti respektojë standardet e vendosura për mënyrën e punës, etikës dhe transparencës për t’i shërbyer sa më mirë interesit publik;
  • në çdo verifikim të faktëve, ata do të udhëhiqen nga parimi që provat diktojnë konkluzionet;
  • të gjitha burimet do të citohen me detaje të mjaftueshme në mënyrë që lexuesit të mund të përsërisin punën e tyre dhe të arrijnë në përfundimet e tyre. Përjashtim do të jetë vetëm kur zbulimi i detajuar i burimit mund të rrezikojë sigurinë e të dhënave të tij/saj personale;
  • do të jenë transparentë për metodologjinë që përdorin, pse dhe si zgjodhën dhe hetuan disa pyetje;
  • do të sqarojnë qartë se çfarë është ajo që mund të kontrollohet në mënyrë legjitime dhe në të njëjtën kohë do të inkurajojnë qytetarët dhe palët e tjera të interesuara të dërgojnë kërkesa për verifikimin e fakteve;
  • do të publikojë një politikë korrigjimesh dhe sqarimesh dhe t’i përmbahet me vendosmëri. Korrigjimet do të postohen në një vend të dukshëm për të lejuar dukshmërinë e versionit të korrigjuar.

 

TRUPI PËR PARAQITJE DHE VEPRIM MBI PARASHTRESAT

 Neni 7

 Për ndjekjen e respektimit të parimeve dhe standardeve të këtij Kodeksi, brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi i tij do të krijohet Trupi Kordinues dhe do të funksionojë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve/referendumit deri në përfundimin e tyre.

Trupi kordinues do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve/organizatave që janë iniciatorë të këtij Kodeksi: Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Instituti Maqedonas për Media, Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë, Instituti për Studime të Komunikimi dhe Fondacioni Metamorfozis. Mënyra e veprimit të trupit dhe procedura për paraqitjen e parashtresave deri te trupi do të rregullohen me Memorandum Bashkëpunimi.

Nëse është e nevojshme, përbërja e tij mund të zgjerohet me përfaqësues të tjerë përkatës, përmes Aneksit të Memorandumit të Bashkëpunimit.

Trupi koordinues mund t’u drejtohet institucioneve të tjera për mendim ose ekspertizë kur çështja që ai shqyrton është plotësisht ose pjesërisht në kompetencën e një institucioni ose trupi tjetër.

Të gjitha parashtresat dhe përgjigjet do të publikohen në një uebfaqe të veçantë, të krijuar për këtë qëllim, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregulloret e miratuara në bazë të këtij ligji dhe në përputhje me nenin 10 të Ligjit për Qasje të Lirë në inforacione me karakter publik.

 

QASJA NË KODEKS

 Neni 8 

Të gjitha palët e interesuara mund t’i qasen Kodeksit duke nënshkruar një Fletëanëtarësim (në shtojcë të këtijë Kodeksi) ku vullnetarisht marrin përsipër të respektojnë rregullat dhe parimet e tij.

Fletanëtarësimi i nënshkruar i dorëzohet Trupit kordinues nga neni 7 i këtijë Kodeksi. 

Pasi të obligohen për respektimin vullnetar të Kodeksit, të gjithë ata që ju knë qasur në nivel intern, në mënyrë aktive do ta ngrejnë ndërgjgjësimin për egzistimin e tijë dhe për standardet të përcaktuara në të.